Explore Heights of Dahua Security, Durrës 2023

Trajnimi dy-ditor “Explore Heights of Dahua Security” u organizua nga Profiti Group në bashkëpunim me Dahua Technology. Pjesëmarrësit u njohën me teknologjinë më të fundit të sigurisë nga Dahua, një nga liderët e industrisë.
Qëndruam në hotelin Grand Blue Fafa, ku përfituam njohuri të reja nga inxhinierët e Dahua dhe kaluam kohë cilësore së bashku, duke ndarë përvoja dhe sfida pune.


