Kalo te përmbajtja

E hënë – E shtunë, 08:00 – 16:00

Kthehu te blogu

Seminar i avancuar për profesionistët e Smart Building

  • Trajnime
  • TIS Control
  • 2024
Seminar i avancuar për profesionistët e Smart Building

Trajnimi profesional për Smart Building me TIS Control, i organizuar nga Profiti Group, përfundoi me sukses. Seminari dy-ditor mblodhi 50 kompani profesionale nga fusha e inxhinierisë dhe elektricitetit, të cilat u certifikuan për ndërtesa inteligjente.

Grupi i parë përfundoi trajnimin në ditën e parë, ndërsa grupi i dytë e përmbylli atë një ditë më pas, nën udhëzimin e inxhinierëve të TIS Control. Me pasionin tonë për teknologjinë dhe inovacionin, u kujdesëm që çdo pjesëmarrës të marrë trajnimin më të mirë për zgjidhjet inteligjente që e sjellin të ardhmen në të tashmen.

Falënderojmë të gjitha kompanitë pjesëmarrëse për kontributin dhe për suksesin në certifikim, si dhe inxhinierin e TIS Control për punën e palodhshme.

Postime të tjera